Pacolli për varrimin e familjes nga Suhareka: Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur

E publikuar: 10/07/2018 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Sopijë të Suharekës është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Sadikaj që humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dielën e kaluar
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli me këtë rast ka ngushëlluar familjarët.

“Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqëve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur”, ka shkruar ai në Facebook.