Pacolli: Për taksën nuk ka pasur plasaritje brenda koalicionit

E publikuar: 08/03/2019 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli është i bindur se në koalicionin qeverisës nuk ka mosmarrëveshje.
Kryetari i AKR’së që në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj mban edhe pozitën e zëvendëskryeministrit thotë se për shkak të taksës, nuk ka pasur asnjë plasaritje brenda koalicionit.

“Nuk kam vërejt asnjëherë ndonjë plasaritje. Ju garantoj se sa i përket taksës nuk ka pasur asnjë plasaritje në Qeverinë e Kosovës në koalicionin ekzistues”, tha Pacolli për televizionin publik të Kosovës.

Pacolli është i bindur se kjo qeveri do të përfundojë mandatin kushtetues.

“E kam një përshtypje që ky do të jetë një prej koalicioneve të vetme ndoshta që do ta çon mandatin e vetë deri në fund”, shtoi ai.