Pacolli për Haradinajn: Në fillim më tha ‘unë i kryej punët këtu, ti jashtë’ (Video)

E publikuar: 30/01/2018 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

[21:03] – Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka komentuar rreth mos pajisjes së Ramush Haradinajt me vizë të Mbretërisë së Bashkuar.

Në emision Pacolli ka thënë se Haradinaj do të pajiset me vizë britanike, derisa ka thënë se në fillim të koalicionit, kryeministri i kishte thënë “Unë i kryej punët këtu, ti ato jashtë”.


Kosovës i rikthehet njohja e humbur e Guinea-Bissau, Pacolli tregon se si u rikthye njohja

[20:57] – Behgjet Pacolli në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se shumë shpejt do të ketë njohje të reja për Kosovën, sic thotë ai, kualitaive duke lënë të kuptohet se do të jenë shtete të rëndësishme.

Po ashtu, Pacolli tha se janë duke punuar për një vizitë zyrtare në Kinë, e për cka beson se në një rezultat pozitiv.

Ai premtoi se Kosovës do t’i kthehet edhe njohja tjetër prej Surinamit e cila u tërhoq muaj më parë.


Sipas Pacollit, Serbia nuk do të lutet, por do të detyrohet ta njohë Kosovën

[20:54] – Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli tha se deklarata e tij për njohjen ose jo nga Serbia u nxjerrë nga konteksti.

Ai shpjegoi se të punoj e me veprimet e tij, Serbia do të detyrohet që për nevojat e veta do ta njoh Kosovën mirëpo këtë Pacolli nuk do ta kërkoj si favor prej tyre.

“Unë nuk mund t’i ndali proceset edhe me prit deri sa Serbia ta njeh Kosovën, unë duhet të eci përpara në rrugëtimin tim… unë do të ngritesha deri në atë nivel me punën time, me veprimet e mija ku ai gjiuthsesi do ta njeh Kosovën por për shkak të nevojave të tij dhe asnjëherë nuk do të kisha pozicionimin tim krejt atje… Tani duhet të ecë përpara, Kosova duhet të ecë përpara në proceset e veta”, ka thënë Pacolli.

“Ne do të ngritemi me standartin tonë, me punën tonë dhe një ditë ajo do të ketë nevojë ta njoh Kosovë. Nëse konsideroj se dikush nuk është miqësor me mu, unë nuk mundem me shku e me lut atë”, shtoi tutje zëvendëskryeministri i parë i qeverisë Haradinaj.


Pacolli kundër Haradinajt për rritjen e pagave: As ai nuk i ka punët aq keq

[20:44] – Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se po të ishte prezent në mbledhjen në të cilën kryeministri Ramush Haradinaj ia ngriti pagën vetes dhe zyrtarëve qeveritarë, do ta kishte kundërshtuar këtë propozim.

Derisa ka thënë se pagën e tij e jep si donacion, Pacolli ka theksuar se “as Haradinaj s’i ka punët aq keq” sa për ta rritur pagën nga 1 mijë e 500 euro në 2950 euro.


Pacolli kërcënon me largim nga qeveria për shkak të liberalizimit 

[20:29] – Çuarja përpara e vendimeve të mëdha, vecanërisht e marrëveshjes së demarkacionit ishin premtimet dhe kauza kryesore e qeverisë aktuale, mirëpo tash e 5 muaj, Ramush Haradinaj nuk ka arritur të prodhojë rezultate karshi kësaj situate.

Numri dy i qeverisë, Behgjet Pacolli, i cili ishte një ndër faktorët kryesor në krijimin e qeverisë, ka thënë se përgjegjësia bie mbi supet e kësaj qeverie.

“Do t’i humb kuptimi kësaj qeverie”, theksoi Pacolli nëse nuk arrin që ratifikimi i marrëveshjes të bëhet brenda 10-15 ditësh, sic tha Pacolli është afati i fundit që të zihet hapi për liberalizim brenda këtij vii.

Njëjtë edhe për inicativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale, kreu u diplomacisë kosovare tha se është e tmershme dhe e frikshme.

“Nuk do ta ketë mbështetjen e AKR-së”, ka thënë ai, i pyetur se si do te votoj partia e tij kur iniciaiva të shkoi në Kuvend.


Kosova ka edhe 10 deri në 15 ditë për të zënë hapin për liberalizim, thotë Pacolli

[20:18] – Përvec PDK-së, LDK-së dhe AKR-së që janë pro ratifikimit edhe Nisma në krye me Fatmir Limajn kanë filluar të ndryshojnë qëndrimet. Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se të gjithë së bashku do të angazhohen që ta bindin kryeministrin Haradinaj.

“Nëse nuk ndodh 10-15 ditët e ardhshme atëherë kam frikë se e kemi humbur hapin dhe nuk do të kemi liberalizim këtë vit. Kjo po më dhemb shpirtërisht. Vendi jonë është i vetmi që ka mbet si vrimë e zezë dhe të rinjtë tonë nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit”, ka thënë Pacolli.

“Nëse ratifikimi ndodh tash, liberalizimin di ta kemi në sezonin e verës, nëse jo atëherë do të na zënë pushimet”, shtoi tutje ai.


Pacolli: Ka rënë dinamika e qeverisë Haradinaj, duhet ratifikuar demarkaiconi

Problemet e vjetra po e përcjellin qeverinë e Ramush Haradinajt, veçanërisht ministrinë e Jashtme dhe kreun e saj, Behgjet Pacollin. Ndonëse situata ishte e njëjtë edhe para se të krijojnë qeverinë, Pacolli dhe të tjerët premtuan liberalizimin e vizave. Madje, Pacolli në urimin e vitit të ri theksoi se procesi është shumë afër.

Mirëpo sonte në Rubikon të KTV-së Pacolli pranoi se ka rënë dinamika e qeverisë, pjesë e të cilit është edhe ai.

“Ka ra dinamika e qeverisë dhe kjo ka ndikuar edhe te qytetarët e Kosovës, te cilët kanë menduar se me këtë qeveri do të ndodhin mrekullitë. Hasëm në problemin e parë, liberalizimin e vizave, proces i cili padrejtësisht është kushtëzuar nga BE me kushtin e demarkacionit”, ka thënë ai.

Pacolli bëri të ditur se ka pasur takime e biseda me kryeministrin Haradinaj.

“Nuk e di ku është kufiri, nuk e di cila është e drejta, a është aty ku është vendosur sipas njërit komision apo diku tjetër. Kosova ka një përgjegjësi ndaj BE dhe shtetit me të cilin kemi një marrëveshje të cilën duhet ratifikuar”, ka thënë ai.

Edhe pjesa e cila e kundërshton këtë marrëveshje, Pacolli beson se di të reflektojë karshi kësaj situate.

“Nëse e bëjmë hapin e duhur, shumë shpejt do të kemi liberalizimin”, shtoi ai.