Pacolli pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje: Më vjen keq që jemi vonuar aq shumë

E publikuar: 04/12/2020 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të dytë në seancën e sotme të jashtëzakonshme me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka përshëndetur këtë votim, ndërsa ka thënë se i vjen keq që ky ligj është vonuar shumë.

Më poshtë statusi i plotë:

Mirë që sot ligji për rimëkëmbjen ekonomike kaloi.
Më vjen keq që jemi vonuar aq shumë. Qytetarët e Kosovës nuk e merituan këtë vonesë.
Me miratimin e këtij ligji, deputetët e KK kryejnë detyrimin minimal para qytetarëve.
Nga ana tjetër, është për të ardhur keq që disa deputetë e kanë kthyer Kuvendin në një ode të egos dhe interesave personale, duke injoruar faktin që ata janë të zgjedhurit e popullit qe duhet të punojnë për interesat e popullit.
Injorimi ose kushtëzimi për miratime të ligjieve me qëndrime personale përplot inate, teke, mllefe, interesa partiake, interesa personale, grupore etj dëmtojnë mbarvajtjën e punës madhore të Kuvendit. Veprimet e tilla janë të dëmshme dhe të papërgjegjshme.
Shpresoj që kolegët e mi deputetë në të ardhmen do të jenë më të përgjegjshëm dhe nuk do të harrojnë se ata janë të zgjedhur nga populli që duhet t’a përfaqësojnë korrektsisht.