Pacolli: Nëse krijohet qeveria e re, ajo është antikushtetuese

E publikuar: 14/05/2020 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se për këto 100 ditë qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka bërë punë shumë të mira dhe arsyeje për mocionin ndaj saj se ajo gjoja ka qenë anti amerikane nuk janë të vërteta.

“Ato parti që votuan për mocion kishin vetëm një qëllim të krijonin një qeveri anti kushtetuese”, tha ajo sot në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Për  punën e 100 ditshit të qeverisë që dje kreu i qeverisë në detyrë Albin Kurti prezenti para kabinitetit qeveritar, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, vlerësoi se kjo qeveri filluar të bëj ndryshimet që edhe vet populli i Kosovës votoi në vitin e kaluar.

Për vendimin qe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Pacolli beson se ajo dot ë marr vendim profesional bazuar me vendimin e vitit 2014.