Pacolli: Mustafa e Thaçi vetëm lavdëruan njëri-tjetrin në një takim të kotë

E publikuar: 09/02/2016 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se takimi mes kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtëm me shoqërinë civile, ishte humbje kohe për gazetarët.
Ai thotë se Thaçi dhe Mustafa vetëm lavdëruan njëri-tjetrin.

Pacolli shkruan në Facebook:

Të dashur miq, Sot ndoqa takimin e Qeverisë me shoqërinë civile dhe përfaqëuesit e mediave. Ky takim nuk ishte asgjë, përveçse humbje kohe. Aty Kryeministri dhe Ministri Jashtëm i Kosovës lavdëruan njëri-tjetrin, dhe ua humbën pak kohën gazetarëve.

Rezultati i kësaj; Mbi 70% e qytetarëve janë kundër kësaj Qeverie të dobët, kundër Kryeministrit dhe Zv. Kryeministrit të Kosovës.

Më duket që populli është lodhur nga fjalët boshe, premtimet, dhe nga performanca shumë e dobët e tyre, pazaret e tyre politike, mossuksesi në punë, etj. Rezultatet tregojnë qartë si qeveriset Kosova.