Pacolli: Mos lejoni që dikush tjetër të udhëheqë me Mitrovicën përveç Bahtirit

E publikuar: 30/09/2017 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjatë fushatës elektorale sot në Mitrovicë, ka premtuar një Mitrovicë dinjitoze për qytetarët e këtushëm dhe vazhdim të të gjitha projekteve të filluara para katër viteve nën udhëheqjen e AKR-së.

Sipas tij, tani janë krijuar mundësitë e mira për mbështetje nga qendra drejt komunës së Mitrovicës, pas ardhjes së tij në qeveri, ndërsa ka porositur qytetarët që në zgjedhjet e 22 tetorit ta votojnë AKR-ne dhe mos ta lëshojnë një mundësi të mirë për ta.

“Tani kanë ndryshuar gjërat, AKR-ja është pjesëmarrëse e qeverisë qendrore dhe nga aty në bashkëpunim me Agimin ne do ta jetësojmë ëndrrën tonë. Do ta jetësojmë zonën e lirë ekonomike, e cila nuk do të kufizohet vetëm në jug, por të shtrihet edhe andej Ibrit. Agimi kreu një qendër shumë të madhe tregtare këtu, fushat sportive, qendrën rekreative, u bënë riparimet e kësaj salle, filloi Parkun Industrial, i cili do të jetë i fuqishëm. Ne filluam të punojmë edhe në jetësimin dhe rihapjen e minierave të Trepçës, unë nuk e di kush ka punuar dhe kontribuuar më shumë se sa Agimi me bashkëpunëtorët e tij. Fati e deshi që ne të mos jemi në qeveri dhe tani ne jemi aty dhe ju tregoj se Trepça është e para që do të trajtohet”, ka thënë Pacolli.