Pacolli: Masa ndaj Serbisë nuk i është drejtuar popullit serb që jeton në Kosovë

E publikuar: 21/11/2018 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që të rritet në 100 për qind masa ndaj Serbisë është në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar shtet të dinjitetshëm.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e njëjta masë vlen edhe për Bosnjen dhe Hercegovinën, e cila po vepron në sinkron me politikat e Serbisë sa i përket sjelljes ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që masa prej 10% të rritet në 100% është në kuadër të përpjekjeve tona për të ndërtuar shtet të dinjitetshëm.

E njëjta masë vlen edhe për shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili po vepron në sinkron me politikat e Serbisë sa i përket sjelljes ndaj Kosovës.

Vendimi i sotëm nuk i është drejtuar popullit serb që jeton në Kosovë.

Uroj dhe shpresoj që kjo masë mos të ndikoj në rritjen e çmimeve të produkteve elementare në Kosovë, sepse nuk ka aryse. Ne do të jemi pran tregtarëve, prodhuesve dhe qytetarëve në mënyrë që gjithçka siç është paraparë në vendimin e qeverisë të zbatohet në praktikë.

Votimi i sotëm në mbledhjen e Qeverisë ishte unanim, ashtu siç është unik edhe koalicioni qeverisës.