Pacolli: Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë bërë mrekullinë në Minsk

E publikuar: 22/06/2019 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i është gëzuar fitoreve të Majlinda Kelmendit dhe Nora Gjakovës në “Minsk 2019”, njofton Klan Kosova.

“Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova tashmë kanë bërë mrekullinë në Minsk, i kanë siguruar Kosovës dy medalje.
Krejt çfarë ka mbetur është që ne të lutemi që t’i fitojnë tê artat. Sigurisht që imazhi i mirë që po i bëjnë Kosovës në botë, nuk shpaguhet me ari.
Ju faleminderit Majlinda, Nora, ju faleminderit sportistëve tê Republikës së Kosovës në Minsk”, ka shkruar Pacolli në Facebook.