Pacolli: LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit janë kundër mërgatës, nuk votuan plotësimin e Ligjit për zgjedhjet

E publikuar: 27/11/2020 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se deputetët e LDK-së, AAK-së, dhe Lista Serbe, votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

“Edhe sot në Kuvendin e Kosovës LDK , PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit si gjithnjë u bënë bashkë kundër mërgatës. Ata votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”.

“Votuan kundër ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës. Votimi i kësaj pike do të përsëritet përsëri në Kuvend. Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mërgatës e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.