Pacolli: Kushtetuta jonë njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë

E publikuar: 09/04/2019 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në 11 vjetorin e Kushtetutës ka thënë se ky ishte njëri ndër aktet më moderne dhe progresive në botë.

Sipas tij, hartimi i saj siguron barazi për të gjithë qytetarët pa dallim, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se qytetarët duhet të jenë krenarë me Kushtetutën dhe se duhet të angazhohen për zbatimin e saj.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot shënohet 11 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktit më të lartë juridik të Republikës sonë.

Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë, që siguron barazi për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.

Të gjithë ne duhet të jemi krenarë me Kushtetutën tonë, e padyshim duhet të angazhohemi më tepër në zbatimin e saj.