Pacolli kthehet në gjirin e partisë që e “ngufati”

E publikuar: 23/08/2017 07:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pa ardhur në rend dite rrëzimi i Qeverisë Mustafa, Behgjet Pacolli ia kishte përmendur vijat e kuqe PDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Para fushatës kishte thënë të jetë kërcënuar e shantazhuar për të bërë koalicion me këtë subjekt. E në fushatë kishte adresuar akuza nga më të rëndat për eksponentët e partisë me të cilën kishte bashkëqeverisur një mandat. Pas zgjedhjeve kishte përsëritur qëndrimin se bashkë me LDK-në janë të vendosur në rrugën konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim.

“Vendosmëria” nuk zgjati dhe nuk u respektua as “vullneti i qytetarëve”.

Edhe formalisht ai do të ndajë rrugët me LDK-në, për t’u futur në gjirin e partisë që e ka pandehur për kërcënime, shantazh e ngufatje të AKR-së.