Pacolli: Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka dëgjuar këshillat amerikane

E publikuar: 28/02/2019 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të SHBA-ve, John Erath dhe Brad Berkley.

Pacolli ka theksuar se kanë njoftuar partnerët amerikanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.

“Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA-të është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm”.

“Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim. Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikan”.

“Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryediplomatit Pacolli në Facebook.