Pacolli kontakton Qeverinë e Liberisë: S’është tërhequr njohja, Daçiq bën propagandë

E publikuar: 20/06/2018 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar se sapo ka biseduar Qeverinë liberiane rreth lajmit që Serbia tha se ky shtet e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Pacolli ka thënë se Qeveria e Liberisë ia ka konfirmuar se nuk e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, shkruan Express.

“Unë sapo fola me Qeverinë Liberiane dhe më konfirmuan se #Liberia nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën. Lajmi dhe shënimi i përhapur nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjeve të rreme të lajmeve nga ministri i Serbisë Ivica Daçiq. Ne do t’i kundërshtojmë këto veprime”, ka shkruar Pacolli.

Media serbe thotë se posedojnë notën e dërguar zyrtarisht nga Liberia, që, sipas tyre, thuhet se Liberia ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës deri në fund të dialogut dhe marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.