Pacolli komenton deklaratën e eurodeputetes gjermane për vizat, reagon edhe Grenell

E publikuar: 20/06/2020 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka bërë një shkrim në Twiter duke thënë se nuk ka parë ndonjë rezultat për marrëveshjen Kosovë- Serbi. E menjëhershme ka qenë përgjigja e të dërguarit të Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovës- Serbi, Richard Grenell.

Grenell i ka reaguar Cramonit duke thënë se në vend që të kritikoni gjithçka që bën Administrata Trump, pse nuk përqëndroheni në atë që është dashur të bëni tashmë moti, vizat për Kosovën, raporton Front Online.

“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët qe 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, i ka shkruar Grenell raportueses së Parlamentit Evropian, e cila kishte shkruar “Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit”, duke iu referuar Administratës Trump.

Eurodeputetes gjermane i ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka thënë në Twitter se Kosova ka bërë pjesën e parë të punës, gjersa është shprehur se BE-ja dështoi.

Pacolli po ashtu ka thënë se nën drejtimin e Gjermanisë, është koha e fundit që BE-ja të marrë vendim për viza për kosovarët.

Postimi i Pacoliit është pëlqyer edhe nga i dërguari i Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovës- Serbi, Richard Grenell.