Pacolli: I kemi borxh SHBA-ve për gjithçka që kanë bërë për Kosovën

E publikuar: 30/11/2017 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se vizitën në SHBA e përmbyll me dy takime me kongresmenët dhe mbështetësit e mëdhenj të popullit dhe institucioneve të Kosovës, Peter Roskam dhe David Price.

“Vizitën e përmbylla me dy Kongresmenët miq dhe mbështetës të mëdhenj të popullit dhe Institucioneve të Kosovës, Peter Roskam dhe David Price. Ne, vërtetë i kemi borxh këtij vendi për gjithçka që kanë bërë, janë duke bërë dhe do të bëjnë për vendin dhe popullin tone”, ka shkruar Pacolli në Facebook.