Pacolli: Kandidatura e Clinton, lajm i madh për shqiptarët

E publikuar: 12/04/2015 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Behgjet Pacolli e ka quajtur lajm të madh për shqiptarët kandidaturën e Hillary Clinton për presidente të SHBA-ve.

Ai tha se ky nuk është një lajm i mirë vetëm për SHBA-në, por edhe për mbarë botën, veçanërisht për shqiptarët.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook

Shpallja zyrtare e kandidaturës së zonjës Hillary Klinton është një lajm i madh jo vetëm për amerikanët dhe botën, por dhe për shqiptarët.

E vërteta është se midis dy administratave, asaj republikane dhe demokrate ka patur vijimësi në sjelljen miqësore ndaj kombit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovës, në veçanti. Por brenda kësaj vijimësie familja Klinton (Presidenti Bill Klinton dhe Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton) shquhen posaçërisht.

Zonja Klinton është e lidhur emocionalisht me Kosovën dhe unë kam patur rastin ta shoh, ta prek këtë në disa raste të takimeve të mia me të.

Populli amerikan e zgjedh vetë se kush do ta drejtojë në vitet e ardhshme. Por ne shqiptarët, diaspora jonë në SHBA, kemi shumë arsye themelore ta mbështesim konfirmimin e saj në krye të demokracisë më të madhe në botë.

Kështu shprehja e saj në Parlamentin e Shqipërisë “se bashkë do të jemi dhe në 100 vjetët e ardhshme”, ka më shumë kuptim.