Pacolli ka një kërkesë për Hahn dhe BE-në pas përjashtimit të Kosovës nga Samiti Ballkanik

E publikuar: 23/02/2018 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli ka reaguar pas lënies jashtë të Kosovës nga Samiti Ballkanik në Banjallukë, teksa i ka kërkuar komisionarit të BE-së Johannes Hahn dhe Bashkimit Evropian që t’i kushtojnë vëmendje këtij vendimi të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pacolli, në një reagim në Twitter, është shprehur se nuk do të ketë bashkëpunim rajonal pa Kosovën.

“Bosnja dhe Serbia duhet të kuptojnë se nuk ka bashkëpunim rajonal pa praninë dhe pjesëmarrjen e plotë të Kosovës. I bëj thirrje komisionarit Johannes Hahn dhe Bashkimit Evropian që t’i kushtojnë vëmendje mungesës së vullnetit në Sarajevë dhe Beograd për të bashkëpunuar me fqinjët”, është shprehur Pacolli.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka njoftuar se Maqedonia dhe Shqipëria kanë anuluar pjesëmarrjen në Samitin Ballkanik, pas përjashtimit të Kosovës. /Insajderi.com