Pacolli: Isha i gatshëm për të shkuar në konvikt, e mora edhe shahun me vete

E publikuar: 10/05/2020 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas bujës së madhe që shkaktoj në skenën politike, deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se ka qenë i gatshëm të shkojë Qendrën Studentore e cila është zhvendosur në karantinë për personat që vjinë nga shtetet e huaja.

Ai në një intervistë për InDoks ka thënë se shkuarja e tij në Qendrën e Studentëve do të ishte atraktive, ani pse kur kishte zbritur në aeroportin e Prishtinës kishte deklaruar se frikësohej nga një sulm i mundëshëm terrorist ndaj tij, pas situatës politike lidhur me ardhjen e tij në Kosovë.

“Shkurja ime në konvikt për mua do të ishte edhe pak atraktive, duke shkuar rrugës mora shahun edhe do letra për lojë më vete, kështu do të gjej dikë dhe kalojmë së bashku ditën, të shkoj i përgatitur”, ka thënë Pacolli.

Kthimi i Pacollit në Kosovë shkaktoi shumë tensione, pas paralajmërimeve të MPB-së se nëse do të hynte në Kosovë do të duhej t’i nënshtrohej masave të karantimit 14-ditor në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Madje ai u paralajmërua edhe me arrestim nëse do të thyente rregullin e izolimit/InsajderiInDoks/