Pacolli: Ekipi negociator do ta mbështesë presidentin në dialogun me Serbinë

E publikuar: 03/01/2019 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli ka folur sot për temat aktuale në vend si dialogun Kosovë-Serbi, formimin e Ushtrisë së Kosovës njohjet, si dhe për Gjykatën Speciale.

Pacolli në një deklaratë për Arbresh.info ka treguar për vështirësitë që Kosova është duke kaluar në procesin e njohjeve.

Ai tha se MPJ, nuk ka reshtur së punuari në procesin e njohjeve, mirëpo siç tha ai “bota është bërë e vështirë”, transmeton Telegrafi.

“Bota është bërë e vështirë, kemi ndarje të theksuar gjeostrategjike në botë, dhe kjo nuk e lejon që njohjet të vijnë siç kanë ardhur përpara. Ju garantoj që s’jemi ndal asnjëherë. Kemi punuar dhe do të punojmë që Kosovë të ketë miqtë e vet. Jemi duke ecur me guxim përpara”.

Pacolli po ashtu foli edhe për formimin e Ushtrisë, ku tha se Ushtria e Kosovës është pjesë e aspiratave të shtetit të pavarur.