Pacolli demanton Daçiqin: Liberia s’e ka tërhequr njohjen e Kosovës(Foto)

E publikuar: 22/06/2018 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dokumentuar se shteti i Liberisë nuk e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, siç pretendonte ditë më parë homologu i tij serb, Ivica Daçiq, raporton portali “Zëri.info”.

Pacolli në faqen e tij në “Facebook” ka prezantuar komunikatën e Qeverisë së Liberisë, ku konfirmohet se kjo e fundit nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

 

“Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë. E falënderoj Presidentin George Weah, shtetin dhe popullin Liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka shtuar se nuk merret me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin  e Kosovës.

“Shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Dacicit nuk mund ta mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar. Diplomacia jonë aktive i kryen punët pa zhurmë dhe pa u ndikuar nga askush.Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të qetë dhe të sigurt sepse shteti ynë e ka të ardhmen e garantuar.Opinionit publik dhe kritikuesve u them që mos të shqetësohen nga asnjë shpifje që vjen nga Beogradi”, ka përfunduar ai. /Zëri/.

 

 

Image

Image

© ZËRI.INFO