Pacolli: Arritem ta zbresim taksen kufitare

E publikuar: 18/06/2015 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacolli, i është gëzuar vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për zbritjen e tarifave kufitare.

Pacolli ditë më parë i kishte dërguar kërkesë BQK-së për aprovim për uljen e tarifave të sigurimit kufitar në masën prej 50 për qind. Ai në rrjetin social Facebook i ka njoftuar bashkatdhetarët për zbritjen e tarifave.

“ Me kënaqësi ju njoftoj që Banka Qendrore e Kosovës miratoi kërkesën për zbritje të tarifave të sigurimit kufitar, me 50% zbritje duke filluar nga 01.07.2015.Pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga disa përfaqësues të kompanive të sigurimeve për mosrealizim të kësaj zbritje, e njëjta u arrit andaj ju uroj mirëseardhje në vendlindje.Njëkohësisht falënderoj kryeparlamentarin z.Kadri Veseli për mbështetjen dhe iniciativën,e cila u realizua në interes të bashkatdhetarëve”, ka shkruar Pacolli.