Pack: Roli i Sorosit në Maqedoni shqetësues, ai s’i merr parasysh interesat e njerëzve të thjeshtë

16.02.2017 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pack: Roli i Sorosit në Maqedoni shqetësues, ai s’i merr parasysh interesat e njerëzve të thjeshtë

Doris Pack është emër i njohur në mesin e shqiptarëve. Politikania gjermane, ish-anëtare e Parlamentit Europian dhe aktualisht presidente e EPP për gratë, ishte në Tiranë për të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Lidhja Demokratike e Grave në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer
Por, si një politikane “veterane” për çështjet shqiptare dhe ballkanike, mendimi dhe komentet e saj për situatën politike janë gjithmonë të vlefshme. Në një intervistë për “AlbanianNews” me zonjën Pack, ajo foli për disa tema në lidhje me shqiptarët dhe rajonin, Ballkanin përballë BE’së dhe situatën në Europë.

Çfarë mendon Pack në lidhje me politikanët e lartë shqiptarë; mbi përformancën e qeverisë; për gjendjen e reformave; mbi thashethemet në lidhje me ambasadorin e BE’së në Tiranë; pse ajo është aq e shqetësuar në lidhje me trafikun e drogës, bllokimin politik në Maqedoni dhe akuzat në lidhje me “ndikimin e Sorosit”, transmeton Gazeta Express.

Veçanërisht, e pyetur për partitë shqiptare në Maqedoni, fitoren e Gruevskit dhe “ndikimin e Sorosit”, Doris Pack ka thënë se problemi me Maqedoninë është gjendja e saj e jo rezultati i përgjithshëm vetëm i zgjedhjeve.

“Ky vend i vogël nuk mund të përparojë drejt integrimit europian, për shkak të kontestit me Greqinë. Nuk mund ta imagjinoj se frika e Greqisë është se Maqedonia do të zgjerohet në Selanik. Por, ky qëndrim i ka shtyrë partitë maqedonase në më shumë qasje nacionaliste. Shqiptarët, nga ana tjetër, ndoshta kërkojnë shumë kur kërkojnë që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në të gjitha pjesët e vendit, madje edhe aty ku nuk ka shqiptarë.

Pack ka thënë se Maqedonia ka qenë shumë më mirë para 15 viteve, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Duke shtuar se tani gjithçka është bërë më e vështirë.

Ajo foli edhe për rastin e Soros, ku tha se kjo çështje është për t’u shqetësuar.

“Sigurisht, rasti i Sorosit është diçka shqetësuese. Keni një njeri shumë të pasur me organizatat e tij, sponzorimet dhe mediat; çfarë lloj agjende mund ta ketë një person i vetëm kaq i fuqishëm? Interesin e njerëzve të thjeshtë? Nuk ma merr mendja”, ka thënë Pack, transmeton Express.

Doris Pack tha se nuk e di nëse zgjedhjet e reja apo një qeveri me bazë të gjerë, mund të jenë zgjidhja për Maqedoninë, por shqiptarët dhe sllavët në vend duhet të përqendrohen në atë që kanë të përbashkët: një vend të begatë të integruat në BE dhe në BATO. Kjo qëndron për të gjithë në Ballkan./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Ternava: Dashakeqët mbollën urrejtje por një rrugë ka, ajo është rruga e paqes

​Ternava: Dashakeqët mbollën urrejtje por një rrugë ka, ajo është rruga e paqes

Lajmi i keq vjen nga BE, shikoni çfarë ka ndodhur me vizat europiane

Lajmi i keq vjen nga BE, shikoni çfarë ka ndodhur me vizat europiane

Përgjaket ‘heshtja zgjedhore’, polici gjendet i vrarë në qendrën e votimit

Përgjaket ‘heshtja zgjedhore’, polici gjendet i vrarë në qendrën e votimit

Hoyt e Vuçiq flasin për modalitetet e dialogut me Prishtinën

Hoyt e Vuçiq flasin për modalitetet e dialogut me Prishtinën

Përfundon numërimi i votave të diasporës, ja rezultatet

Përfundon numërimi i votave të diasporës, ja rezultatet

Kosova, afër anëtarësimit në INTERPOL?

Kosova, afër anëtarësimit në INTERPOL?

Erdoan: Turqia nuk është llokum që mund të gëlltitet lehtë

Erdoan: Turqia nuk është llokum që mund të gëlltitet lehtë

Kandidati i VV-së për deputet e quan Iftarin si ngjarje antihistorike (Foto)

Kandidati i VV-së për deputet e quan Iftarin si ngjarje antihistorike (Foto)

Tahiri: Nëse arrihet marrëveshja VV- LDK, PAN do të dorëzohet!

Tahiri: Nëse arrihet marrëveshja VV- LDK, PAN do të dorëzohet!

Shpend Ahmeti edhe këtë vit i la besimtarët pa “Xhaminë e Madhe”

Shpend Ahmeti edhe këtë vit i la besimtarët pa “Xhaminë e Madhe”

Shtyhet numërimi i votave me kusht

Shtyhet numërimi i votave me kusht

Kreditë për pushime e Bajram, varfërojnë buxhetet familjare

Kreditë për pushime e Bajram, varfërojnë buxhetet familjare

Ekskluzive: PAN siguron numrat për formimin e Qeverisë

Ekskluzive: PAN siguron numrat për formimin e Qeverisë

BE pret që ura e Ibrit të inaugurohet së shpejti

BE pret që ura e Ibrit të inaugurohet së shpejti

Tërnava fton për më shumë solidaritet e vëllazëri mes njerëzve

Tërnava fton për më shumë solidaritet e vëllazëri mes njerëzve

Testi i maturës sërish në rrjetet sociale

Testi i maturës sërish në rrjetet sociale