Pacientja që përjetoi tmerrin në Spitalin Amerikan në Prishtinë

24.06.2016 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pacientja që përjetoi tmerrin në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Një vajzë rreth moshës 30 vjeçare nga Prishtina, e cila nuk dëshiron t’i behët publik emri, ka rrëfyer tmerrin qe ka përjetuar para pak ditësh në Spitalin Amerikan në Kosovë. Pacientja vuante nga gurët në veshkë. Thotë se e ka zgjedhur këtë spital duke besuar në namin që e ka por nuk ka besuar se do t’i ndodh e kundërta, shkruan Infokusi.com

“Nuk më ka shkuar mendja që do të dal jo vetëm pa u shëruar por edhe e ofenduar, sharë dhe traumatizuar nga sjelljet dhe fyerjet që m’i kanë bërë stafi mjekësor”, kështu nisi rrëfimin N.N nga Prishtina.

Ajo thotë se duke e parë kaosin në klinikat e shtetit dhe për të iu shmangur kirurgjisë së hapur për shkak të mungesës së aparaturës ka zgjedhur Spitalin Amerikan edhe pse me kosto të lartë. Ajo posedonte sigurim shëndetësor në njërën nga kompanitë kosovare dhe siç thotë ajo se deri në momentin kur kanë marrë përgjigje pozitive nga sigurimi sjelljet e stafit menaxhes kanë qenë mjaft civilizuese. Çmimi që ka paguar sigurimi për intervenim “nefrolitotemia percutanae” ishte mbi 4000 euro. Pasi paguante për çdo muaj sigurimin shëndetësor dhe për të pasur një tretman më të mirë me aparaturën teknologjike të fundit, ajo ia kishte besuar intervenimin stafit përgjegjës mjekësor të kësaj klinike.

“Më kishin vendosur kapelën e gjelbër në kokë dhe kur hyra në sallën e operacionit dëgjova fyerjet nga mjeku anestezist duke i thënë stafit, ‘kapjani këto q.. nane flokë’. U mundova të reagoj me duar por anestezioni kishte filluar efektin dhe nuk kisha forcë të kthehem prapa”, ka treguar ajo.

Intervenimi kishte zgjatur pothuajse 3 orë dhe menjëherë pas intervenimit mjeku përgjegjës i kishte informuar familjarët e pacientes që operacioni është kryer me sukses. Pacientja thotë se qëndroi në spital për 3 ditë dhe kujdesi i motrave medicionale ka qenë shumë i mirë. Por në ditën e fundit nga mjeku specialist është urdhëruar që t’i bëhet rëntgeni i abdomenit.

Pacientja tregon se edhe përkundër insistimit të saj që ta shoh raportin nga radiologu një gjë e tillë i është mohuar. Ajo është lëshuar në shtëpi me fletë lëshim për suksesin e intervenimit, por pa përshkrim të raportit të radiologut. Kontrolli i është thënë të bëhet pas 7 ditëve. Në shtëpi, siç tregon pacientja edhe pse iu është përshkruar antibiotikë ajo për 3 ditë rresht ka pasur temperaturë dhe ka filluar të vërej që diçka nuk po shkon mirë me shëndetin e saj. Menjëherë thotë se i është drejtuar spitalit amerikan dhe nga mjeku specialist mori informatën që ende ka gurë në veshka dhe tani duhet të vazhdohet me metodën ESËL.

“U trondita dhe u zhgënjeva shumë dhe mjekut me tha që as ai nuk është i kënaqur me punën që ka bërë. Nëse nuk je e kënaqur, merri dokumentet dhe shko te një mjek më i besueshëm, me tha mjeku. Ne kaq kemi mundur të bëjmë- tha mjeku i cili e kreu intervenimin”, tregon pacientja N.N.

Pas 10 ditëve gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe përsëri ishte e detyruar të shkoj në urgjencën e Spitalit Amerikan si pasojë e dhimbjeve dhe gjendjen e mbante stabile vetëm me ndihmën e analgjetikëve të fortë. Duke u gjendur në udhëkryq dhe nuk dinte se ku të vazhdonte tutje ajo vendos ta ndërronte urologun dhe sipas rekomandimit të tij ishte shtrirë për hospitalizim në një klinikë tjetër private. Atje është vazhduar me intervenimin utoroskopik dhe ESËL dhe për këtë ka paguar plus edhe 1170 euro tjera.

“Mos u bofshi për mjek dhe dashtë Zoti që kurrë të mos bini viktimë e mjekëve në Kosovë”, thotë në fund të rrëfimit të saj pacientja e cila për një muaj të tërë kishte përjetuar dhimbje shpirtërore dhe emocionale. Tani ajo është duke u konsultuar me një avokat për të shqyrtuar mundësinë për ngritur padi ndaj Spitalit Amerikan në Kosovë. /INFOKUSI.com/.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kremlini mohon akuzat e Malit të Zi për përfshirje në komplotin për puç

Kremlini mohon akuzat e Malit të Zi për përfshirje në komplotin për puç

Tahiri: Rusia po tenton të ndikojë negativisht në rajon

Tahiri: Rusia po tenton të ndikojë negativisht në rajon

Hankeman: Komisioni për të vërtetën dhe pajtimin duhet ta kërkojë drejtësinë

Hankeman: Komisioni për të vërtetën dhe pajtimin duhet ta kërkojë drejtësinë

Haradinaj: Mos të më presin Isa e Hashimi!

Haradinaj: Mos të më presin Isa e Hashimi!

Maqedonia, zgjedhje të reja apo zgjidhje për shqipen?

Maqedonia, zgjedhje të reja apo zgjidhje për shqipen?

Thaçi: Kosova i plotëson kushtet për INTERPOL

Thaçi: Kosova i plotëson kushtet për INTERPOL

Kremtim dhe zhgënjim në përvjetorin e pavarësisë

Kremtim dhe zhgënjim në përvjetorin e pavarësisë

Haradinaj: Presidenti s’ka gisht në ndalimin tim në Francë (VIDEO)

Haradinaj: Presidenti s’ka gisht në ndalimin tim në Francë (VIDEO)

Gjenden paratë e grabitura, të fshehura në tenxhere… (Foto)

Gjenden paratë e grabitura, të fshehura në tenxhere… (Foto)

Kongresistët amerikan në Prishtinë, interesohen për demarkacionin dhe dialogun

Kongresistët amerikan në Prishtinë, interesohen për demarkacionin dhe dialogun

Berisha: Rama të largohet, revolucioni demokratik filloi (Video)

Berisha: Rama të largohet, revolucioni demokratik filloi (Video)

Pence: SHBA-ja mbetet aleati më i madh i Evropës

Pence: SHBA-ja mbetet aleati më i madh i Evropës

Dështimi i dytë i demarkacionit në Parlament çon vendin në zgjedhje

Dështimi i dytë i demarkacionit në Parlament çon vendin në zgjedhje

Liderët botërorë urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Liderët botërorë urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Avramopoulos: Demarkacioni liberalizon vizat (Video)

Avramopoulos: Demarkacioni liberalizon vizat (Video)

Mattis konfirmon mbështetjen amerikane për NATO-n

Mattis konfirmon mbështetjen amerikane për NATO-n