Pacientit i nxorën nga njëri vesh 22 filtër të pajisjes për dëgjim (Video)

E publikuar: 13/07/2018 06:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pacient nga Leicestershire e Anglisë, nuk e dinte që në njërin vesh, i janë grumbulluar 22 filtra të pajisjes për dëgjim, që shërbejnë për të parandaluar dyllin.

Sa herë që ai e largonte pajisjen, një tel i së cilës futet në vrimën e veshit, i binte edhe filtri – por, ai mendonte se po i humbë diku dhe e zëvendësonte me tjetrin, transmeton Telegrafi.

Gjatë një kontrolli te mjeku, u zbulua numri enorm i objekteve të grumbulluara, që janë kapur nëpërmjet dyllit. Intervenimi për pastrim nuk ka zgjatur shumë, ndërsa pacienti gjatë tërë kohës ka qenë i zgjuar dhe pa anestezion.

Me anë të pamjeve rrëqethëse që mund t’i shihni më poshtë, po kërkohet të bëhen kontrollet e duhura te mjeku, për të larguar ndonjë element që mund t’ju ketë përfunduar në vesh. /Telegrafi/