Pacienti mister: Që nga viti 1960, çdo vit, ai i dërgon spitalit kartolina anonime – ua uron Krishtlindjet dhe Vitin e Ri (Foto)

E publikuar: 17/12/2018 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çdo vit që nga viti 1960, pa dështuar asnjë herë, stafi i Stamford Hospital në Lincolnshire, Angli, merr një letër, nga një pacient anonim – ku ua uron edhe Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Një nga kartolinat thotë: “Nga një pacient shumë mirënjohës në vitin 1960! Dhe ende vazhdon i fortë”.

Por gjatë 58 viteve të fundit, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pacienti ka qenë një mister.

Të vetmet dy gjëra që njihen për të janë: së pari, se ai është një burrë – sepse letrat janë drejtuar në Ward Exeter, i cili dikur ishte një pavijon ku ishin të gjithë meshkuj në vitet ’60; dhe së dyti, se ai është ndoshta nga Chelmsford, Essex, për shkak të kodit postar prej nga vjen letra.

Sue Brooks, kryeinfermierja e spitalit thotë se ajo është shumë kurioze të zbulojë se kush është pacienti në mënyrë që ata të mund të falënderojnë atë për të gjitha letrat e pranuara gjatë viteve.

“Ajo gjendet në tryezën time çdo vit dhe vjen nga një pacient mashkull që ishte padyshim me ne në vitin 1960 dhe kishte arsye për të qenë mirënjohës për trajtimin e tij, prandaj jam vërtet e interesuar të zbuloj se kush është ky pacient dhe pse e ndjen nevojën për të thënë faleminderit aq shpesh dhe për 50 vjet”.

Përveç Brooks, të gjithë anëtarët e stafit që punuan në spital në vitin 1960, si dhe stafi aktual, janë të habitur me identitetin dhe historinë e personit që dërgon letrat.

“Ky ka qenë një mister i madh për stafin e spitalit që nga viti 1960, të cilët janë të etur për të gjetur dërguesin e mistershëm të letrës së Krishtlindjeve”, shton Brooks, “kështu që ata gjithashtu mund të thonë faleminderit dhe tia kthejnë urimin atij”. /Telegrafi/