Pacienti i pakënaqur me shërbimet, sulmon fizikisht infermieren

E publikuar: 28/09/2019 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një infermiere është sulmuar fizikisht në Fushë Kosovë deri sa ishte duke e kryer punën.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 27.09.2019-19:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër K/Shqiptare–infermiere”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës’.