Pa Icardin, pa probleme – Interi triumfon në Austri ndaj Rapidit

E publikuar: 15/02/2019 04:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë që ndaj Rapid Vienës të zhvilluar në Austri.

Sfida e 1/16-ës së finales mblodhi shumë shikues në Allianz Stadion të Vienës për ndeshjen që e gjeti Interin favorit, por në moment të pazakont pas plasjes së skandalit me ish kapitenin, Mauro Icardi.

Nerazzurët nuk u vërejt se kanë probleme, duke kontrolluar ndeshjen në tërësi në pjesën e parë.

Një ndërhyrje në Lautaro Martinezin bëri që gjyqtari të akordonte penalti. Ishte vet argjentinasi ai që ekzekutoi me goditje të fuqishme për të shënuar për 1-0 (39′).

Në pjesën e dytë vendasit sulmuan më shumë, duke vënë në vështirësi dy herë Handanovicin, i cili është dashur të intervenonte.

Interi pati po ashtu raste për dyfishim, por nuk ja doli.

Pas kësaj fitore Interi ka një përparësi të madhe ndaj Rapidit para ndeshjes kthyese që zhvillohet një javë më vonë në Giuseppe Meazza, e ku do të mjaftonte edhe një barazim pa gola për t’u kualifikuar. /Telegrafi/