Pa ia ndryshuar asnjë fjalë, vogëlushja e këndoi në tërësi këngën e famshme (Video)

E publikuar: 29/10/2018 17:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njihuni me fansen e vogël të Freddie Mercuryt, që nuk dëshiron asgjë më shumë se të këndojë ‘Bohemian Rhapsody’ – dhe i di të gjitha fjalët nga vargjet.

Holly Lee që është vetëm trevjeçare, e ka kënduar këngën e famshme nga grupi Queen, madje edhe ka ka tundur kokën, derisa po voziten nëpër Armadale të Skocisë, transmeton Telegrafi.

Nëna saj Charlene McMahon, ka thënë se e bija saj këndon shumë këngë të këtij grupi, derisa luan dhe kryen aktivitete të ndryshme në shtëpi.

Befasuese është mënyra, se si vogëlushja arrin t’i kapë mrekullueshëm notat, teksa kalon me shpejtësi prej notave të ulëta tek të lartat. Njëjtë sikur edhe këngëtari i shquar i grupit Queen.

Kjo këngë është e para që e ka mësuar Lee, të cilën ia këndoi nëna derisa po udhëtonin dhe deshi ta humbte monotoninë, ndërsa më pas e kërkonte gjithnjë ta dëgjonte. /Telegrafi/