Pa Energji Elektrike, KEK ka rezerva thëngjilli vetëm deri në shkurt (VIDEO)

E publikuar: 06/12/2017 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po bëhen fiks 16 muaj, që KEK-u nuk është duke prodhuar energji elektrike për qytetarët e Kosovës.

Kjo për shkak të mungesës së hapësirës ku do të mund të nxjerrin thëngjill.

E nëse nxjerrja e thëngjillit nuk nis të bëhet në afat të shkurtë, KEK-u ka rezerva vetëm deri më 15 shkurt që t’a furnizojë Kosovën me energji elektrike.

Ai kërkoi nga Ministria e Mjedisit që sa më parë të bëjë shpronësimin e tokave në fshatrat Hade dhe Shipitullë.

Por Afrim Murati, Drejtor i Departamentit në Ministrinë e Mjedisit, akuzoi KEK-un që vonesa për shpronësimin e pronave në këto dy fshatra është bërë për fajin e tyre.

Për shkak se siç po thotë ai, KEK-u është vonuar shumë që të caktojë kompaninë për vlerësimin e këtyre pronave.

Murati shtoi se pritet që shumë shpejt, banorët t’i pranojnë ofertat për lirimin e pronave. Mirëpo ai shtoi se nëse disa nga ta nuk e pranojnë, atëherë janë të obliguar që t’i largojnë nga shtëpitë e tyre, sipas ligjit në fuqi.

Per me shume ndiqeni videon e plote: