P30 dhe P30 Pro është përgjigja e Huawei ndaj Galaxy S10 dhe S10 Plus

E publikuar: 27/03/2019 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei organizoi ditën e sotme një konferencë në Paris ku prezantoi flagshipët e rinj: P30 dhe P30 Pro.

Në shumë forma ky telefon është një përditësim i P20 por nuk bëhet fjalë thjeshtë për ndryshime minimale.

Ndërsa marka buxhetor Honor ka kaluar në dizajnin “hole-punch”, Huawei ka vendosur të ruajë dizajnin e vjetër “notch” për flagshipët.

Megjithatë “notch” është shumë më i vogël. Kompania është distancuar nga “notch” i iPhone X në favor të një “notch” të vogël.

P20 dhe P20 Pro ishin flagshipët e fundit të Huawei me skaner të shenjave të poshtë ekranit. Me P30 Huawei ka vendosur ta implementojë nën ekran.

Kompania mund ta kishte përdorur këtë mundësi për ti bërë telefonët më të vegjël por Huawei zgjodhi të prodhonte telefonë me ekrane më të gjata.

P20 dhe P20 Pro kishin ekran 5.8-inç dhe 6.1-inç respektivisht me raport 18.7:9. P30 dhe P30 Pro kanë ekrane 6.1-inç dhe 6.47-inç me raport 19.5:9.

Huawei P30

Por P30 Pro është më i ngushtë sesa iPhone XR. Dizajni industrial i P30 qëndron në një linjë me P20. Telefonët kanë xham të pasëm me ngjyra të ndryshime të kombinuara. Korniza përbëhet nga alumini. Në tërësi telefonët janë më të hollë falë xhamave të ekranit të lakuara.

Çdo gjë duket solide në dorën tuaj. P30 dhe P30 Pro janë më afër njëri tjetrit sa i takon funksioneve. Të dy kanë ekrane OLED me rezolucion 2340×1080 piksel. Jo më do të viheni përballë zgjidhjes së vështirë LCD ose OLED.

Dy diferencat më të mëdha që vini re me P30 Pro është stili i Samsung me ekranin i lakuar në të dy anët. Ndërsa ekrani i P30 është plotësisht i rrafshët.

Huawei gjithashtu ka vendosur të risjellë kufjet 3.5mm por vetëm për modelin standard P30. Kompania mendon se ata që nuk blejnë dot një P30 Pro mund të mos kenë buxhetin e kufjeve wireless.

Të dy telefonët vinë në katër ngjyra: kristal, amber, bardhë, zezë dhe aurora. Amber është një kombinim i të kuqes me portokallinë ndërsa aurora blu me jeshile.

P30 kushton 799 euro për 128GB memorie ndërsa P30 Pro 999 euro për 128GB memorie. Telefonët janë në shitje nga dita e sotme në Evropë dhe Azi.

Katër sensorë kamere

Nëse flasim për kamerat, Huawei gjithnjë ka qenë një prej liderëve në këtë front. Vetëm katër marka janë që prodhojnë kamera cilësore: Apple, Samsung, Google dhe Huawei. Do të jetë e vështirë të komentojmë cilësinë e fotove por P30 Pro nuk ka një, as dy e as tre por katër sensorë në pjesën e pasme.

  • Kamera kryesore është një sensor 40-megapiksel 27mm me hapje f/1.6 dhe stabilizim optik.
  • Kamera e dytë ka sensor 20-megapiksel me kënd super të gjerë 16mm dhe hapje f/2.2
  • Kamera e tretë është sensor 8-megapiksel 125mm telefoto me zmadhim optik 5x dhe hapjes f/3.4
  • Kamera e katërt është sensor time-of-flight (ToF) fshehur nën dritën flash. Me këtë sensor kamera projekton drita infra të kuqe dhe kap reflektimin e tyre.

Falë sensorit ToF, Huawei premton efekte më të mira bokeh. Kompania gjithashtu kombinon sensorin kryesor me atë telefoto për të zmadhuar 10x.

Lentja telefoto ka një dizajn periskopi. Huawei e përdor këtë metodë për të mbajtur telefonin të hollë.

Kamerat e P30 janë të përafërta me Huawei P30 Pro por pak më të dobëta:

  • Kamera kryesore 40-megapiksel me hapje f/1.8 dhe stabilizim optik
  • Kamera dytësore 16-megapiksel super e gjerë me hapje f/2.2
  • Kamera e tretë telefoto 8-megapiksel dhe zmadhim optik 3x
  • Nuk ka sensor ToF

Huawei P30

Përtej harduerit Huawei thotë se softueri është përmirësuar ndjeshëm për të rritur cilësinë e fotove. Për shembull “night mode” duhet të performojmë shumë të mirë falë stabilizimit të aplikuar nga softueri. Fotot HDR dhe portret gjithashtu duhet të jenë më cilësore thotë Huawei.

Pjesa frontale e telefonit zihet nga kamera selfie e përmirësuar nga 24-megapiksel në 32-megapiksel. Dhe mund të realizoni video HDR dhe foto në dritë të paktë me të.

Përtej sipërfaqes

Huawei ka përmirësuar procesorin e telefonit që e prodhon vetë me Kirin 980 që e gjeni edhe në Mate 20 dhe 20 Pro. Telefoni vjen me Android Pie 9.1 dhe ndërfaqen EMUI të Huawei.

Përveç karikimit 40W USB-C, Huawei ka integruar karikimin wireless për herë të parë në seritë P deri në 15W. P30 Pro ka bateri 4,200 mAh dhe me të mund të karikohen edhe pajisje e aksesorë të tjerë si Galaxy S10.

P30 Pro ka certifikimin IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit ndërsa P30 vetëm IP53. Altoparlanti në fund të ekrani është hequr dhe Huawei do të përdorë vetë ekranin për këtë qëllim.

Kufje të reja wireless

Së bashku me telefonin Huawei lançoi edhe kufjet e reja wireless. FreeLace janë të ngjashme me BeatsX por me një kabëll.

Ju mund të hiqni kabllin dhe ti përdorni si kufje wireless pa pasur nevojë të konfiguroni Bluetooth. Kufjet karikohen përmes portës USB-C dhe për 5 minuta karikim merrni 4 orë jetëgjatësi bateri.

Ato janë magnetike dhe mund të vendosni rreth qafës. Ato do të kushtojë 99 euro dhe të shiten si aksesor më vete. /PCWorld Albanian