Ozil: Në verë do t’i nis bisedimet me këtë skuadër

E publikuar: 14/04/2017 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesut Ozil, ylli i Arsenalit, ka thënë se pas përfundimit të sezonit do të flasë me drejtuesit e skuadrës londineze për vazhdimin e kontratës.
“Në këtë moment ajo që është e rëndësishme është Arsenal, jo unë apo ndonjë lojtar tjetër”, ka thënë Ozil për Sky Sports.

“Ne do të flasim në verë për vazhdimin e kontratës. Në këtë moment do të ishte gabim për të menduar për këtë”, ka theksuar ai.

Kontrata e Ozil me Arsenalin skadon vitin e ardhshëm. Kurse, interesim për ta transferuar ish-anëtarin e Real Madridit ka shfaqur Manchester United. /Express