Oxlade – Chamberlain operohet me sukses

E publikuar: 11/05/2018 06:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit, reprezentuesi i Anglisë, Alex Oxlade – Chamberlain thotë se operimi pas këtij dëmtimi shkoi mirë.

Mesfsuhori pësoi një dëmtim në ligamente në fillim të gjysmëfinales së parë ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Anglezi është jashtë një paraqitje për Botëror, por mund të kthehet në kohë për sezonin e ri.

Oxlade – Chamberlain po qëndron optimist pas një operimi në gjurin e tij të lënduar.

“Të shikoj djemt në Romë duke na çuar një hap para ëhtë një gjë e veçantë”.

“Operimi në gju ishte i suksesshëm dhe tashmë puna e madhe ka filluar”, deklaroi Oxlade.

Ishte pikërisht Ox ai që shënoi një supergol në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Manchester Cityt duke qenë mjaft krucial për kualifikimin tutje të Liverpoolit. /Telegrafi/