OVL-UÇK reagon pas lajmit se Rrustem Mustafa u ftua nga Gjykata Speciale

E publikuar: 07/12/2018 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj Komandant Remit – Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare.

Ne si OVL UÇK, e kemi thënë se nuk jemi kundër drejtësisë dhe për këtë kemi kërkuar gjykatë vendore që i ndjek krimet, por kemi qenë dhe jemi kundër gjykatës speciale, për shkak se është një etnike dhe e cila nuk ka për qëllim ndjekjen e atyre që kanë kryer krime, por vetëm kompromitimin e luftës sonë çlirimtare.