OVL në Pejë reagon ndaj moskalimit të Projektligjit për vlerat e UÇK-së

E publikuar: 13/08/2020 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projektligji për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka marrë votat e nevojshme në leximin e parë sot në Kuvend.

Dega e OVL UÇK në Pejë, Kryetari i së cilës Gazmend Syla ka thënë se ashtu sikurse kishte paralajmëruar, kjo Legjislaturë nuk do ta votojë ligjin për mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

”Historia do njeh dy lloje njerëzish. Ata që qëndruan ballëhapur dhe nuk u larguan nga orientimi për Atdheun dhe mirëqenien e tij dhe ata që u turpëruan në kohët e vështira, vuajnë nga inferioriteti në kohën e tashme dhe vazhdojnë të jetojnë me turpin e tyre”, ka shkruar Syla në Facebook.