Osmani zotohet se do ta fuqizojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme

E publikuar: 20/02/2020 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori zviceran ka uruar Osmanin për detyrën dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për proceset në të cilat është përfshirë Kosova.

Ai ka shprehur gatishmërinë e shtetit zviceran që t`i ndihmojë institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.

Sipas njoftimit për media dërguar nga zyra e kryetares së Kuvendit thuhet se, ambasadori Lebet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, përfshirë Komisionet parlamentare.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani tha se do ta forcojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme. Në të njëjtën kohë falënderoi ambasadorin zviceran për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi atë se do të përpiqet të krijojë një kohezion në lidhje me çështjet që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve.​