Osmani viziton familjen e Agim Ramadanit

E publikuar: 30/12/2020 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka vizituar mbrëmjen e së mërkurës familjen e heroit Agim Ramadani në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka thënë se guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës duhet të jetë udhërrëfyes yni i gjithhershë.

Ky është statusi i Osmanit:

E nderuar sonte të pritem në Zhegër te familja e heroit Agim Ramadani. Aty ruhen të gjitha pikturat e tij, por edhe guri i kufirit që kishin thyer Agim Ramadani me shokë. Një shembull i jashtëzakonshëm që dëshmon se ideali për vendin thyen çdo pengesë e sfidë, sado e vështirë që mund të duket. Guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës le të jetë udhërrëfyes i yni i gjithhershëm.