Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

18.11.2019 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim anëtarët e grupit parlamentar për shëndetësi në Bundestag Erwin Rüddel nga CDU, Maria Klein-Schmeink nga Aleanca e të Gjelbërve si dhe Jan-Axel Voss, zëvendësambasadori në Kosovë dhe Jakob Fessmann, Zyra e Komitetit.

Siç njofton kumtesa e LDK-së, ajo falënderoi deputetët gjermanë për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm të Bundestagut dhe Qeverisë gjermane në të gjitha fushat e zhvillimit në Kosovë, në veçanti në fushën e shëndetësisë.

“Thellimi i bashkëpunimit tonë duhet të orientohet drejt mbështetjes në sistemet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, aparaturë, përkujdesje primare, sekondare dhe terciare si dhe në fushën e sigurimeve shëndetësore ku Gjermania ka një përvojë të gjatë e të shkëlqyeshme”, u shpreh Osmani.

Duke ritheksuar rëndësinë e sektorit të shëndetësisë, Osmani shtoi se “për LDK-në nuk ekzistojnë shpenzime në përkujdesjen shëndetësore, por vetëm investime në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.”

Një ndër fushat që parashihet të thellohet bashkëpunimi në mes dy shteteve tona është edhe shkëmbimi i kuadrove.

“Për të evituar ikjen e mjekëve dhe infermierëve të ri kosovarë për në Gjermani, duhet ndërtuar kanale zyrtare ku profesionistët shëndetësorë kosovarë shkollohen, punojnë dhe përgatiten në kushte të barabarta në Gjermani për një periudhë të caktuar e pastaj duke ju mundësuar që të kontribuojnë edhe në Kosovë. Në këtë drejtim dhe për të thelluar transferimin e njohurive shëndetësore gjermane në Kosovë mund të avancohet edhe telemjekësia me kosto shumë të ulët financiare”, ka thënë Osmani.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Hoti: Koha të bashkohemi për vendin, s’ka humbur askush

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Haradinaj: Sa më shpejt të formohet Qeveria Hoti

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

Mustafa: Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

SHBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Thaçi: Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarrë ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit Thaçi për dekretin

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Koci: Kushdo që i qaset dhomës së përgjimeve në Telekom domosdo lë gjurmë

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

Gjasat për marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë këtij viti shihen të vogla

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Kosovë: Katër raste të reja, 19 të shëruar nga COVID-19

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

Nëntë pacientë me Covid-19 në Infektive, tre në gjendje të rëndë

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”

“Test protesta” nis me thirrjet “Duam zgjedhje”, “Albin Kurti” dhe “Vetëvendosje”