Osmani: Takova shefat e grupeve parlamentare lidhur me nismën legjislative për pandeminë

05.05.2020 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani: Takova shefat e grupeve parlamentare lidhur me nismën legjislative për pandeminë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot një takim konsultativ me shefat e grupeve parlamentare.

Në këtë takim është diskutuar nisma legjislative e kryetares së Kuvendit për krijimin e hapësirës së domosdoshme ligjore me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID – 19, si dhe për dy nismat e grupit parlamentar të PDK-së lidhur me masat ekonomike pas pandemisë.

Kjo iniciativë e kryetares së Kuvendit u riaktualizua pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastit KO61/20 përmes së cilit ia rikujton Kuvendit detyrimin “qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcaktoj mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19”. 

Osmani, duke u thirrur në të dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, edhe njëherë u bëri thirrje shefave të gupeve parlamentare për të arritur konsensusin e nevojshëm për tejkalimin e qëndrimeve politike të cilat kanë bllokuar këto nisma qysh në trajtimin fillestar të tyre në Kryesinë e Kuvendit.

Megjithatë, përkundër insistimit nga ana e Kryetares së Kuvendit, aktualisht nuk është arritur konsensus ndërmjet subjekteve politike. 

Kryeparlamentarja Osmani vlerësoi se ky është një rast i humbur i Kuvendit, jo vetëm për t’u përgjigjur në obligimet që rrjedhin nga dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, por sidomos edhe sa i përket garantimit të bazës së mirëfilltë ligjore për t’u përballë me pandeminë COVID-19, në funksion të mbrojtjes së shëndetin publik.

“Përkundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, sipas Kushtetutës Kuvendi është plotësisht funksional, nuk ka humbur asnjë kompetencë, ndaj duhet të procedojë me këto nisma”, është shprehur kryeparlamentarja Osmani.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Osmani: Takova shefat e grupeve parlamentare lidhur me nismën legjislative për pandeminë

Osmani: Takova shefat e grupeve parlamentare lidhur me nismën legjislative për pandeminë

Maqedoni e V.: Qeveria të heqë dorë nga investimet joproduktive

Maqedoni e V.: Qeveria të heqë dorë nga investimet joproduktive

Reshitaj: Komisioni për Shëndetësi sot kërkoi hetime profesionale për vetëvrasjen në konvikte

Reshitaj: Komisioni për Shëndetësi sot kërkoi hetime profesionale për vetëvrasjen në konvikte

Komisioni i Venedikut i përgjigjet Kurtit rreth kompentcave të Thaçit

Komisioni i Venedikut i përgjigjet Kurtit rreth kompentcave të Thaçit

Analistët për Samitin e Zagrebit: Pandemia lë nën hije liberalizimin e vizave për Kosovën

Analistët për Samitin e Zagrebit: Pandemia lë nën hije liberalizimin e vizave për Kosovën

Ky është programi i propozuar nga Gjilani për masat lehtësuese për bizneset

Ky është programi i propozuar nga Gjilani për masat lehtësuese për bizneset

Ekonomia e Kosovës do të humb deri në 500 mln euro për shkak të pandemisë

Ekonomia e Kosovës do të humb deri në 500 mln euro për shkak të pandemisë

Bislimi: Një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të bizneseve

Bislimi: Një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të bizneseve

Haradinaj: Me LDK-në jemi dakorduar për programin qeverisës

Haradinaj: Me LDK-në jemi dakorduar për programin qeverisës

Deputetët e LVV-së: Mbështesim formimin e Komisionit hetimor për zbardhjen e rastit të Agon Musliut

Deputetët e LVV-së: Mbështesim formimin e Komisionit hetimor për zbardhjen e rastit të Agon Musliut

OFL ‘godet’ në Durrës/ Sekuestron 1,2 milion litra naftë e një magazinë, pronari shantazh ndaj konkurrencës

OFL ‘godet’ në Durrës/ Sekuestron 1,2 milion litra naftë e një magazinë, pronari shantazh ndaj konkurrencës

Josep Borrell: Nuk jam kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Josep Borrell: Nuk jam kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

PK: Gjatë 24 orëve të fundit, ndaloi 72 persona, të cilët nuk i respektuan masat e vendosura nga autoritetet

PK: Gjatë 24 orëve të fundit, ndaloi 72 persona, të cilët nuk i respektuan masat e vendosura nga autoritetet

Shpend Ahmeti paralajmëroi masa: Parashihet pas pandemisë në Prishtinë, pagesat për qendër, shtrenjtimi i parkingjeve

Shpend Ahmeti paralajmëroi masa: Parashihet pas pandemisë në Prishtinë, pagesat për qendër, shtrenjtimi i parkingjeve

Shkak koronavirusi, urrejtja ndaj kinezëve është rritur në Britani

Shkak koronavirusi, urrejtja ndaj kinezëve është rritur në Britani

Haziri: Po keqpërdoret rasti i Agonit, për vdekjen e tij duhet të ketë përgjegjësi institucionale

Haziri: Po keqpërdoret rasti i Agonit, për vdekjen e tij duhet të ketë përgjegjësi institucionale