Osmani takohet me ambasadorin italian i cili shprehu gatishmërinë për përkrahjen e proceseve të rëndësishme në Kosovë

E publikuar: 22/10/2019 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Sipas njoftimit për media, Osmani falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Njëkohësisht, Osmani e njoftoi Ambasadorin Sardi për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës duke ripotencuari rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor.

Në njoftim thuhet se ambasadori Sardi uroi Osmanin për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj proceseve të rëndësishme në Kosovë.