Osmani: Po rishikojmë legjislaturën, në mënyrë që shteti ta menaxhojë në plotni këtë krizë

08.04.2020 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani: Po rishikojmë legjislaturën, në mënyrë që shteti ta menaxhojë në plotni këtë krizë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e vizitoi sot Ministrinë e Infrastrukturës, për t’u informuar mbi hapat të cilët kjo ministri po i ndërmerr për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë, si dhe veprimet të cilat institucionet e Republikës, përfshirë Kuvendin, mund t’i ndërmarrin për menaxhimin e mëtejmë të saj, sidomos pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas komunikantës së lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, Abdixhiku e njoftoi kryetaren për veprimet e deritashme të kësaj ministrie, me theks të veçantë për transportin që ata po organizojnë për kthimin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët përkohësisht janë jashtë vendit dhe të cilët duan të kthehen në vend.

Osmani nënvizoi përkushtimin e Kuvendit që, në pajtim edhe me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, të punojë ngushtë me ministritë dhe komunat e vendit që t’i identifiko jë dhe t’i bëjë ndryshimet e nevojshme për amandamentimin e legjislacionit të nevojshëm, për t’iu përshtatur situatës së krijuar, në mënyrë që shteti të mund ta menaxhojë në plotni këtë krizë.

Kryetarja Osmani ia përcolli ministrit Abdixhiku kërkesën e disa komunave, posaçërisht të komunës së Gjilanit dhe të Vushtrrisë, që, në rast shkurtimesh eventuale të investimeve kapitale, të mos preken projektet që ndërlidhen me furnizimin me ujë të pijshëm, duke ditur që këto komuna përballen me vështirësi në sigurimin e këtij burimi të domosdoshëm për jetën dhe rëndësinë që sigurimi i ujit ka jo vetëm për jetën e qytetarëve, por dhe për luftimin e pandemisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Schengeni mbetet i mbyllur deri më 15 qershor

Schengeni mbetet i mbyllur deri më 15 qershor

Pandemia rëndon edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Pandemia rëndon edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Ahmeti pas rasteve të reja: Të jemi edhe më tutje të kujdesshëm, ose na kthehen masat më të rrepta

Ahmeti pas rasteve të reja: Të jemi edhe më tutje të kujdesshëm, ose na kthehen masat më të rrepta

Edhe tetë raste me koronavirus në Kosovë, shërohen 31 pacientë të tjerë

Edhe tetë raste me koronavirus në Kosovë, shërohen 31 pacientë të tjerë

Turqi: Rreth 90 mijë njerëz shërohen nga koronavirusi

Turqi: Rreth 90 mijë njerëz shërohen nga koronavirusi

Studimi i ri: Virusi u përhap që në tetor

Studimi i ri: Virusi u përhap që në tetor

​Selimi: Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme

​Selimi: Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme

Një laborator privat në Prishtinë kryen ilegalisht teste për Covid-19

Një laborator privat në Prishtinë kryen ilegalisht teste për Covid-19

Epidemiologu kosovar: Koronavirusi do jetë më i butë nëse paraqitet prapë në vjeshtë

Epidemiologu kosovar: Koronavirusi do jetë më i butë nëse paraqitet prapë në vjeshtë

Xhamitë në Kosovë pritet të hapen në fazën e dytë të lehtësimit të masave

Xhamitë në Kosovë pritet të hapen në fazën e dytë të lehtësimit të masave

Kushtetuesja pritet të marrë vendim para 29 majit për dekretin e Thaçit

Kushtetuesja pritet të marrë vendim para 29 majit për dekretin e Thaçit

Rreth 45 mijë kërkesa për shtyrje të kredive nga kosovarët – vlera 1.3 miliardë euro

Rreth 45 mijë kërkesa për shtyrje të kredive nga kosovarët – vlera 1.3 miliardë euro

Thaçi: Presim nga BE’ja heqjen e vizave dhe dhënien e statusit të shtetit kandidat

Thaçi: Presim nga BE’ja heqjen e vizave dhe dhënien e statusit të shtetit kandidat

Koronavirusi rrit interesimin e qytetarëve për pagesat online

Koronavirusi rrit interesimin e qytetarëve për pagesat online

Sovraniteti formë demokratike që buron nga populli

Sovraniteti formë demokratike që buron nga populli

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë