Osmani nuk humb kohë, fton partitë për datën e zgjedhjeve të reja

E publikuar: 21/12/2020 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar për nesër në takim subjektet politike për të diskutuar mbi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për ligjshmërinë e Qeverisë Hoti.

“Partitë politike do të ftohen nesër nga u.d. presidentja Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve:, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i ushtrueses së detyrës së presidentes.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim sonte pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje mbi votën e deputetit Ethem Arifi në ditën e zgjedhjes së Qeverisë Hoti më 3 qershor, sipas së cilës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh.