Osmani: Një koalicion me 52 vota s’mund të krijojë konsensus për tema të mëdha

E publikuar: 23/04/2018 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar pas platformës së propozuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për një unitet politik të partive në lidhje me temat e mëdha për Kosovën.

“Një koalicion me 52 vota nuk mund të gjejë zgjidhje as për tema të vogla e lëre më të krijojë konsensus për tema të mëdha. E vetmja gjë në të cilën janë treguar shumë të zhdërvjelltë është krijimi i krizave”, shkruan Osmani në Facebook.