Osmani në Ditën e Ushtrisë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është synim strategjik

E publikuar: 27/11/2020 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në dyvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, ka thënë se kjo forcë është simbol i shërbimit.

Ajo gjatë fjalimit të saj deklaroi se synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, njofton Klan Kosova.

“Ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime. Është e zonja t’i dal zot atdheut në çdo kohë. Sot ushtria e Kosovës është simbol i shërbimit. Qëllimi kryesor i jonë gjithmonë ka qenë mbrojtja e atdheut tonë. Të stërvitur me standardet më të larta të NATO-s. Oficerët dhe nënoficerët po shkollohen jashtë vendit. Në këtë ditë të veçantë nuk të mund të mos shprehim falënderim për aleatët tanë”.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim strategjik. Kosova ka mjete të mjaftueshme që të sigurojë transformimin e FSK-së. Ju garantoj se mbështetjen time do ta keni përherë”, ka thënë Osmani.