Osmani: Mori fund qeverisja me skandalet me të mëdha që nga paslufta

E publikuar: 22/08/2019 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit, duke thënë se që nga muaji tetor po vjen koha e mirëqenies.

Osmani ka thënë se qeveria Haradinaj e ka pasur mandatin më të shkurtë, por siç ka thënë ajo me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.

Shkrimi i plotë i Osmanit:

Sot i dhamë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtë, por me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.

Sot është fillimi i fundit të mentalitetit plaqkitës. Nga tetori, po vjen koha e mirëqeverisjes.

#LidhjameQytetarët #LidhjapërShtetin