Osmani: Luftoni Koronavirusin, jo njëri tjetrin

E publikuar: 20/03/2020 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë apel që të luftohet koronavirusi dhe jo me njëri tjetrin.

Këtë mesazh ajo e dha me një postim në llogarinë e saj në Twitter, ku shkroi:

#LuftoniKoronaVirusin

#MoseLuftoniNjeriTjetrin

Kjo thirrje vjen tani kur raportet mes partnerëve të koalicionit qeverisës, VV-LDK, janë jo të mira dhe është iniciuar mocioni i votëbesimit, të cilin Osmani nuk e ka nënshkruar.