Osmani: Lidhjet me qeverinë nuk do të jenë përcaktuese të profitit të firmave

E publikuar: 21/09/2019 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke prezantuar Program nacional për zhvillim, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën në Konventën për Zhvillim dhe Punësim, se pas 6 tetorit kur ajo do të fitoj zgjedhjet, lidhjet me qeverinë nuk do të jenë përcaktuese të profitit të firmave, gjë që është duke ndodhur sot.

“Nëpërmjet qeverisjes së përgjegjshme dhe me duar të pastra ne synojmë që të kthehet besimi tek institucionet. Suksesi i firmave dhe bizneseve nuk do të përcaktohet nga lidhjet me qeveritarët por nga kriteret e mirëfillta të tregut. Njëherë e përgjithmonë lidhjet me qeverinë nuk do të jenë përcaktuese të profitit të firmave, siç po ndodh sot, e aq më pak lidhjet me krimin”, pohoi Osmani.

Ajo ka theksuar se LDK është e pakonkurrencë për ta zhvilluar ekonominë e Kosovës kjo falë ekspertëve të jashtëzakonshëm që i ka Brenda vetes./Infosot/