Osmani letër LDK-së: Dua t’i shoh votat që më shkarkuan nga nënkryetarja

E publikuar: 27/06/2020 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, dhe deri në fundjavën e kaluar edhe nënkryetare e LDK’së, i është drejtuar partisë së saj me anë të një letre, duke i kërkuar qasje në procesin e votimit që çoi në shkarkimin e saj.

Në letrën të cilën Gazeta Online Reporteri.net, ka arritur ta sigurojë nga burime brenda Kryesisë së LDK-së, Osmani kërkon t’i jepet dokumentacionini që dëshmon rezultatet e votimit dhe evidencën e secilës votë veç e veç.

Letra është dërguar më datë 25 qershor.