Osmani e Deda po vazhdojnë përpjekjet për t’i pajtuar palët për planin e tyre

E publikuar: 24/11/2015 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët iniciues të planit për daljen nga kriza, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, në fund të kësaj jave presin të marrin bekimin e presidentes për të tejkaluar ngërçin politik të vendit, raporton KTV.

Deputeti Deda në Rubikon thotë se gjatë kësaj jave, bashkë me Vjosa Osmanin do t’i përfundojnë bisedat me të gjithë aktorët që të fuqizojnë planin e tyre, për të cilin thotë se mund të ndryshojë, por qëllimi i vetëm është ulja në tryezë e liderëve politikë të vendit.

Por deputetja Osmani është shprehur e gatshme ta tërheqë nënshkrimin nga plani për dalje nga kriza vetëm që ai të mbështetet nga të gjitha partitë. E partneri i saj në këtë plan, Deda, ka thënë se kanë dashur të tregojnë që nëse ka vullnet, ka edhe zgjidhje.