Osmani: Do ta forcojmë procesin zgjedhor në Kosovë

E publikuar: 26/02/2020 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ryetarja e Kuvendit,Vjosa Osmani, priti në takim të përbashkët shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në takim u diskutua lidhur me forcimin e procesit zgjedhor në Kosovë, përmes implementimit të rekomandimeve të nxjerra nga misionet e BE-së dhe OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në vend.

Në këtë takim, Apostolova dhe Braathu kërkuan nga kryekuvendarja që të angazhohet në adresimin e këtyre rekomandimeve.

Ndërkaq Osmani ka ofruar mbështetje në këtë plan, duke potencuar se cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend.

Kryeparlamentarja u zotua se shumë shpejt do të ndërmarr hapat e nevojshëm në koordinim me grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, për të adresuar këtë çështje dhe për të garantuar rol proaktiv të Kuvendit në rregullimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor në vend.​